Serhio Ramos ‘bëhet sheik’

Pasi morën pushim nga trajneri Santiago Solari, futbollistët e Real Madridit e shijuan atë në mënyra të ndryshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni ‘madrilen’ Serhio Ramos, ishte veshur si sheik për ta vizituar një xhami.

Megjithatë  ky maskim nuk mjaftoi që ai të mos njihet nga mediat. Ramos shkoi për ta vizituar një xhami mjaft mbresëlënëse në kryeqytetin arab, ndërsa disa minuta më vonë, edhe Dani Karvahal doli për vizitë në këtë qytet, bashkë me disa shokë të tij.

Leave a Reply