ZYRTARE, FFK-ja shpalli më të mirët për vitin 2018-të

Futbollilsti i Herenvenit, Arbër Zeneli është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2018 në Kosovë.

Çmimi është dhënë nga Federata e Futbollit e Kosovës ndërsa mesfushori arriti ta fitoj këtë çmim, falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me skuadrën e tij në kampionatin elitarë holandez, por parasëgjithash edhe me fanellën e përfaqësueses së Kosovës, me të cilën shkëlqeu në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Zeneli me fanellën e përfaqësueses kosovare realizoi 6 gola, më shumë se çdo kush tjetër, ndërsa 3 prej tyre i realizoi në ndeshjen vendimtare për pozitën e parë në grupin 3 kundër Azerbejxhanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kur Kosova kishte shënuar një fitore të madhe 4:0, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, ku tashmë për kundërshtarë do të ketë përfaqësuesen e Maqedonisë.

Futbollisti i skuadrës kampione të Dritës, Xhevdet Shabani u shpall futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës për vitin që jemi duke lënë pas, ndërkohë epiteti për trajnerin më të mirë në futbollin kosovar i takoi Bekim Isufit, po ashtu nga rradhët e skuadrës së Dritës.

Leave a Reply