Dortmundi rikthehet te fitorja, mund rivalët e Gladbahut (VIDEO)

Borusia e Dortmundit shumë shpejt ka harruar disfatën e tre ditëve më parë nga Fortuna e Dyzeldorfit, duke mundur sonte Borusinë e Menhengladbahut me rezultatin 2:1, njofton ‘infOSport.mk’.

Ishte kjo derbi ndeshja e javës së 17-të në Bundesligë, midis skuadrës së parë dhe të dytë në tabelë, në të cilën Dortmundi thelloi diferencën ndaj Gladbahut, sërish në 9 pikë.

Sanço shënoi golin e parë për Dortmundin në minutën e 43-të, ndërsa mysafirët me anë të Kristof Kramer vetëm dy minuta më pas barazuan rezultatin, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me shifrat 1:1.

Golin e fitores për Dortmundin në këtë ndeshje e realizoi Marko Rojsh në minutën e 55-të.

Leave a Reply