Ibraimi: Dy çmimet më japin motiv shtesë për tu rikthyer më i fortë

Besart Ibraimi i Shkëndijës ishte futbollisti që dominoi në mbrëmjen gala të Federatës së Futbollit të Maqedonisë për vitin 2018, duke “rrëmbyer” dy çmimet kryesore, atë të futbollistit më të mirë në vend si dhe golashënuesi më i mirë.

Kërçovari pas marrjes së çmimëve është shprehur mjaftë i entuziazmuar, duke faleminderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës.

“Dua të faleminderojë të gjithë ata që më kanë ndihmuar të fitojë këto dy çmime, në veçant familjen time, bashkëlojtarët e mi dhe stafin teknik. Normalisht për momentin jam i lënduar, por këto dy çmime më japin motiv shtesë, që të kthehem edhe më i fortë në fushë”, shprehet për mediat pas ceremonisë të FFM-së, Besart Ibraimi.

Bomberi “kuqezi” tregoi edhe kohën e rikthimit në fushat e futbollit. “Besoj që për katër muaj do të rikthehem në terrenet e futbollit”, tha Ibraimi. /InfOSport.mk

Leave a Reply