Interi nuk heq dorë nga kroati Luka Modriç

Interi do të bëjë përpjekje që t’ia marrë Real Madridit, fituesin e ‘Topit të Artë’, Luka Modriç.

Skuadra nga Milano tentojë blerjen e kroatit edhe gjatë verës, menjëherë pas përfundimit të Botërorit në Rusi, ku Modriç me Kroacinë kishte dalë nënkampion Bote, gjë kjo që kishte acaruar Real Madridin, dejtuesit e së cilës skuadër kishin kërcënuar se do ta raportonin rastin në FIFA, për shkak se ‘zikaltërit’ kishin biseduar me të në mënyrë ilegale.

Sipas gazetës së njohur spanjolle ‘Marca’, Interi do të tentojë përsëri blerjen e Modriçit gjatë verës së vitit 2019-të, kësaj rradhe me drejtorin e ri Bepe Marota, i cili  do t’i udhëheq negociatat me homologët nga Madridi.

Marota kishte ndihmuar në negociata për të siguruar kalimin e Kristiano Ronaldos nga Reali te Juventusi, ashtu që ai beson se mund të ketë sukses edhe në këtë marrëveshje.

Interi raportohet se i ka ofruar pagë vjetore prej 10 milionë euro kroatit dhe një kontratë katër vjeçare, me një plan që ai mund të luajë edhe për skuadrën kineze, Jiangsu Sunin për dy vite të tjera, që është klubi simotër i Interit në Kinë.

Leave a Reply