Antirekord! Sulmuesi grek brenda 45 minutave vetëm 3 herë preku topin

Njëra nga gjithsej 3 prekjet e tij me topin, ishte edhe ajo e fillimit kur startoi ndeshjen nga gjysmëfusha…

Sulmuesi i Olimpikut të Marsejës, Kostas Mitrogllu, ka arritur që emrin e tij ta shënojë në historinë e futbollit europian, në ndeshjen e skuadrës së tij mbrëmë kundër Anzher  në kuadër të javës së 19-të në ‘Ligue 1’.
30-vjeçari Mitrogllu në këtë ndeshje kishte vetëm 3 kontakte me topin, për gjatë 45 minutave, aq sa kaloi në fushën e blertë.

Mitroglu e nisi këtë ndeshje si titullarë, mirëpo pas përfundimit të pjesës së parë, ai u zëvendësua nga ana e Lukas Okampos.

Njëra nga gjithsej 3 prekjet e tij me topin, ishte edhe ajo e fillimit kur startoi ndeshjen nga gjysmëfusha, ndërsa nga Opta thonë, se prej kur kanë filluar me grumbullimin e të dhënave statistikore gjatë sezonit 2006/2007, asnjë futbollistë tjetër nuk ka pasur paraqitje më të dobët se greku brenda plotë 45 minutave.

Kostas Mitroglu gjatë këtij edicioni në ‘Ligue 1’ në 18 ndeshje ka realizuar vetëm 3 gola.

Leave a Reply