‘Transferimi i dështuar’ i Dortmundit pritet të rikthejë Leverkusenin në jetë

Bosh në Gjermani udhëhoqi edhe Dortmundin, mirëpo për një periudhë shumë të shkurtë gjatë vjeshtës së vitit 2017-të…

Bajer Leverkuseni edhe zyrtarisht është bërë me trajner të ri. Është Peter Bosh, ish trajneri i Dortmundit, që do të zëvendësojë Hajko Herlih, i cili ditë më parë u shkarkua nga ana e drejtuesve të Leverkusenit.

Ish sulmuesi Herlih, i cili ka zhvilluar 5 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë dhe shumë më shumë për Leverkusenin, Borusia Menhengladbahun dhe Borusia Dortmundin, drejtimin e ‘aspirinëve’ e kishte marrë gjatë qershorit të vitit 2017-të.

Në 4 javët e fundit nën drejtimin e tij, Leverkuseni morri 3 fitore, mirëpo starti jashtëzakonisht i dobët bëri që kjo skuadër stinorin vjeshtorë ta mbyllë në pozitën e 9-të në Bundesligë. Gjithashtu me Herlih, Bajer Leverkuseni arriti në ndeshjet e 1/16 së finales së Liga Europa.

Bosh në Gjermani udhëhoqi edhe Dortmundin, mirëpo për një periudhë shumë të shkurtë gjatë vjeshtës së vitit 2017-të. Atë kohë drejtuesit e Dortmundit kishin deklaruar se kishin bërë gabim në përzgjedhjen e tij.

Holandezi i cili dy sezone më parë udhëhoqi Ajaksin deri në finale të Liga Europa, me Bajer Leverkusenin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2020.

Leave a Reply