Klubi suspendon sulmuesin kosovar, nuk respektoi rregullat

Nuk kanë të ndalur problemet për Donis Avdijajn. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, që aktivizohet te skuadra e Willem II, është suspenduar nga klubi holandez, raporton “Sporti në KTV”.

E gjitha kjo ndodhi kur skuadra e tij kishte udhëtuar drejt Emmenit për ta zhvilluar ndeshjen e javës së 17-të.

Një natë para ndeshjes, kur skuadra ishte e vendosur në hotel dhe duhej të pushonte, Donis Avdijaj bashkë edhe me tre shokë ishte larguar pa leje nga hoteli, duke dalë për shëtitje në qytetin e Emmenit.

Sipas gazetës gjermane ‘Kicker’, trajneri i Willem II, Adrie Koster, e kishte hetuar largimin e lojtarëve dhe i ka suspenduar ata.

‘Pres që futbollistët profesionistë të përgatiten profesionalisht për një ndeshje. Mund t’i lëshoni gjërat, por unë e ndjeva të nevojshme të ndërhyjë në këtë rast dhe të jem i qartë. Në këtë klub, ka kufij dhe të gjithë duhet të jenë brenda tyre’, – u shpreh Koster.

22-vjeçari, këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje me fanellën e Ëillem II, duke regjistruar 3 gola dhe 6 asistime.

Leave a Reply