Mbape shpallet lojtari më i mirë francez

Ylli i Paris Sen Zhermenit, Kylian Mbape është shpallur futbollisti më i mirë francez i vitit, sipas revistës ‘France Football’.

Pas tij, renditet Antoine Griezmann që në garën për Topin e Artë ishte përpara 20-vjeçarit.

Kylian Mbape gjatë vitit 2018-të përveç që u shpall kampion me PSZH-në, duke fituar gjithashtu edhe Kupën e Francës dhe atë të Ligës, ai u shpall edhe kampion Bote me kombëtaren e Francës në Rusi.

Sipas ‘L’Equipe’, Mbappe ka shënuar 34 gola në të gjitha garat, 25 nga të cilët me PSZH-në dhe 9 me kombëtaren e Francës.

Me datë 3 dhjetor ai fitoi çmimin si ‘Lojtari i ri më i mirë i vitit’, që këtë vit u akordua për herë të parë, edhe ky një çmim i dhënë nga ‘France Football’.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply