Ja sa para përfituan Shkëndija dhe FC Shkupi në garat europiane

Shkëndija e Tetovës dhe FC Shkupi ishin dy skuadrat shqiptare që përfaqësuan Maqedoninë në garat europiane të këtij viti, njofton ‘infOSport.mk’.

Shkëndija përfaqësoi vendin tonë në garat e Ligës së Kampionëve, teksa FC Shkupi bashkë edhe me Vardarin dhe Rabotniçkin, luajtën në eliminatoret e Liga Europës.

Që të tre skuadrat shkupjane jo që patën ndonjë sukses, pasi u eliminuan që në xhiron e parë, ashtu që nga ana e UEFA-s, morrën nga 240 mijë euro, ndërkohë sa i përket Shkëndijës, që arriti të luaj deri në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve dhe më pas edhe në fazën ‘play-off’ të Liga Europa, ‘kuqezinjtë’ përfituan plotë 1 milion e 700 mijë euro, transmeton ‘infOSport.mk’.

Skuadra tetovare nga garat në Ligën e Kampionëve kishin përfituar plotë 1 milion e 400 mijë euro, teksa edhe 300 mijë euro të tjera kishin përfituar nga ndeshjet e fazës ‘play-off’ të Liga Europa, ku u eliminua nga skuadra e njohur norvegjeze e Rosenborg.


Leave a Reply