Muriljo prezantohet te Barcelona: Bëra realitet ëndërrën time

Barcelona gjatë ditës së sotme ka prezantuar para mediave dhe tifozëve të saj blerjen e parë të merkatos së dimrit. Fjala është për ish mbrojtësin e Interit, Jesion Muriljo, i cili në ‘Kamp Nou’ vjen nga rradhët e skuadrës së Valencias, edhe atë në formë huazimi për 6 muaj me të drejtë blerjeje nga ana e ‘katalunasve’ në fund të sezonit aktual 2018/2019.

Kolumbiani është një lojtar që premton shumë edhe pse te skuadra nga ‘Mestalja’ nuk arriti të shfaqte plotësisht vlerat e tij. Megjithatë Muriljo konsiderohet një përforcim shumë i vlefshëm për trajnerin Ernesto Valverde në qëndër të prapavijës, aty ku për momentin ‘katalunasit’ po ndjejnë mungesa, pas dëmtimeve të Umtitit dhe Vermalenit.

Kolumbiani u shpreh se prezantimi në “Kamp Nou” zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, “është një ëndërr e kthyer realitet dhe se tani duhet të punojë fort për të dhënë më të mirën për fanellën ‘blaugrana’”.

Muriljo edhe pse me Valencian këtë edicion ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje në të gjitha kompeticionet, Barcelona si duket i ka besuar eksperiencës që ka kolumbiani në La Liga, ku më parë është aktivizuar dhe me Granadan.

Leave a Reply