Ekskluzive, Ermedin Ademi firmos me Renovën

Ermedin Ademi është emri më i ri që i bashkohet Renovës në këtë merkato dimërore, njofton ‘infOSport.mk’.

Futbollisti nga Shkupi ka arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti, duke firmosur kontratë 1 vjeçare.

Adem sezonet e fundit ishte pjesë e FC Shkupit, ndërsa në gjysmësezonin vjeshtor me pëlqim të dyanshëm, ai u nda me skuadrën nga Çairi, me çka mbeti futbollist i lirë deri në mbyllje të kampionatit.

Për shërbimet e Ademit interesoheshin edhe disa skuadra tjera, mes tyre edhe Rabotniçki, por shkupjani gjeti akordin me Renovën, me çka do të jetë pjesë e tyre deri ne fund të 2019-tës. /InfOSport.mk

Leave a Reply