Naser Aliji nënshkroi me Dinamon, por rumunët ende po e presin kumanovarin

Naser Aliji është futbollist i lirë, ose më saktësisht mund të jetë i tillë pas datës 9 janar. Deri atëherë, mbrojtësi ka kohë të tregojë se mund të veshë fanellën e Dinamos së Bukureshtit, klub ku kaloi disa javë gjatë muajit nëntor para se të kthehej përsëri në Zvicër.

Situata e Alijt është paksa e komplikuar. Ai fillimisht qëndroi larg fushave të lojës për probleme familjare e më pas, gjeti ekip në Rumani, kur firmosi për Dinamo Bukuresht. Por lojtari kishte probleme fizike si pasojë e qëndrimit pa stërvitje për një kohë të gjatë dhe klubi, në bashkëpunim me të, vendosën një “pakt xhentëlmenësh”.

Aliji do të kthehej në Zvicër për të vazhduar atje riaftësimin e tij dhe nëse brenda datës 9 janar ai do të kthehet në formë te Dinamo Bukuresht, marrëveshja e tij do të cilësohet e vlefshme dhe futbollisti do të aktivizohet me rumunët në pjesën e dytë të sezonit, shkruan ‘vipsport.al’, përcjellë ‘infOSport.mk’.

Duket se aktualisht lojtari i ka lënë pas këto probleme fizike dhe në Rumani presin vendimin e tij, nëse do të kthehet në klub për të bërë testet fizike para datës 9 janar, apo nëse do të kërkojë nga Dinamo e Bukuresht që të anulojë kontratën e firmosur në ditët e para të nëntorit.

Leave a Reply