“Juventusi e kontrollon VAR-in”

Në rastin e debatit për VAR, është involvuar edhe drejtori i ri i Rai 2, Karlo Freçero, i cili ka akuzuar Juventusin se ka “okupuar të gjitha dhomat e VAR” dhe është duke manovruar përsëri me futbollin

Ishte një kthesë e papritur e ngjarjeve kohëve të fundit pasi që gjatë një prezantimi të një konference për shtyp një njeri që merr vendime dhe është drejtor, është edhe gazetari Freçero i cili ka thënë se Juventus ka shkuar larg me dallaveret në futboll.

Kur është pyetur nëse ai do të përpiqet për të sjell përsëri transmetimin e ndeshjeve të futbollit në RAI, të cilët anë të drejtat e transmetimit vetëm me ‘Coppa Italia’ dhe me Superkupën e Italisë, si dhe të disa ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, përgjigja e tij ishte e pazakonshme.

“Tani e shikoj vetëm Premierligën, sepse Juventusi fiton gjithmonë në Itali. Kjo për shkak se ata kanë okupuar të gjitha dhomat e VAR-it, është një gjë e pakuptueshme që ndodh në botë”.

“Tërë dhomat e VAR-it kontrollohen nga ata. Ata i manovrojnë të gjitha, i bëjnë këto…është irrituese. Forca Roma!”, – ka thënë ai në fund.

Nuk ishte e qartë nëse ai i referohej gjyqtarëve në dhomën e VAR por edhe teknologjisë po ashtu.

Mbetet të shihet nëse Juventus do të reagojë kundër këtyre deklaratave apo edhe ti bojkotojnë intervistat për televizionin shtetëror.

Leave a Reply