Mërgim Mavraj rikthehet në Gjermani

Aventura e Mërgim Mavrajt në kampionatin grek, ka përfunduar shumë shpejtë.

Mbrojtësi shqiptar edhe përfundimisht është larguar nga Arisi i Selanikut, te e skuadër u transferua vetëm nga 14 shtatori i vitit që lamë pas.

32-vjeçari e ka mbyllur kontratën me ekipin grek, për t’u rikthyer sërish në Gjermani, aty ku edhe krijoi emër.

Mavraj kësaj rradhe do të luaj në Bundesliga II, te skuadra e Ingolshtadit. Mbrojtësi kosovar do të nisë stërvitjen me ekipin gjerman gjatë fazës përgatitore dimërore që do të zhvillohet Spanjë, ndërsa nga drejtuesit e skuadrës së tij të re shihet si një shpëtimtarë dhe një super përforcim për në mbrojtje, aty ku Ingolshtadi dështoi gjatë stinorit vjeshtorë, duke e mbyllur atë si skuadra me më shumë gola të pranuar (bashkë edhe me Magdeburg) dhe vetëm në pozitën e fundit. Mavraj debutimin e tij me fanellën e Ingolshtad pritet ta ketë me 29 janar kundër ish skuadrës së tij, Grojter Furt.

Leave a Reply