Pas Cuculit edhe një ish i Shkëndijës mund ti bashkohet Kukësit!

Kur është në pyetje merkatoja e janarit e këtij viti në Superligën shqiptare, e njëjta të asocon te skuadrat e Kamzës dhe Kukësit, që vazhdojnë të jenë shumë aktive.

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka kërkon përforcime në mbrojtje dhe aty klubi po punon fuqimisht. Linja me Kukësin është e nxehtë, sepse ‘Sport Ekspres’ zbulon një operacion që pritet të kënaqë dy klubet.

Kamza kërkon Harallamb Qaqin, i cili nuk është i lumtur me situatën te Kukësi, ku ka luajtur pak. Qaqi kërkon të luajë rregullisht dhe Kamza i garanton hapësirë për të treguar sa vlen.

Ndërkaq, Kukësi ka Cuculin dhe Shametin në qendër të mbrojtjes, por kërkon një mbrojtës tjetër niveli dhe duket se po bind Kamzën që të marrë në këmbim Olsi Teqjen. Ky i fundit shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit te Kamza dhe nuk do ishte kundër një kalimi te Kukësi, me kusht që të luaj në formacionin bazë.

Kamza nuk ndalet këtu, sepse sapo të realizohet shkëmbimi me Kukësin, që pritet të zyrtarizohet sot, do të hidhet në sulm për një qendërmbrojtës tjetër, që është Renato Malota i Vllaznisë, i cili me siguri se do të rikthehej me shumë dëshirë në futbollin elitarë shqiptarë.

Leave a Reply