Fabregas javën e ardhshme i bashkohet Monakos!

Mesfushori spanjoll, Ceks Fabregas karrierën e tij do ta vazhdojë në Francë te skuadra e Monakos, duke i dhënë lamtumirë në këtë mënyrë Çelzit, pjesë e së cilës skuadër është nga vera e vitit 2014-të, kur erdhi nga Barcelona.

Sipas medieve britanike, Fabregas javën që vjen do të zbres në Monte Karlo, për t’iu bashkuar skuadrës së Monakos, që udhëhiqet nga Tieri Henry.

Në këtë mënyrë Fabregas do të largohet nga Premierliga angleze, aty ku kishte luajtur për 12 vite të tëra, edhe atë 8 vite te Arsenali dhe 4 tek Çelzi, duke fituar edhe dy tituj kampion.

Spanjolli në Premierligën angleze numëron 350 paraqitje, 50 gola dhe 114 asistime.

Leave a Reply