Gabiadini i gatshëm të rikthehet në ‘Serie A’

Sulmuesi i Sauthemptonit, Manolo Gabiadini mund të rikthehet në ‘Serie A’, edhe atë te skuadra që e bëri të famshëm, Sampdoria. Pjesë e skuadrës nga Xhenoa, Gabiadini ishte nga viti 2013 deri në vitin 2015, para se të transferohej te Napoli.

Klubi nga Genova kërkon që ta marrë sulmuesin në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit aktual.

Gabiadini ka gjetur pak hapësira këtë sezon te Sauthemptoni, ndaj dhe 27-vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar. Ai te Sauthemptoni u transferua janarin e vitit 2017-të për shumën e 17 milionë eurove.

Leave a Reply