Zbulohet paga që Diego Godin do të përfitojë te Interi

Raportet në Itali janë të sigurta se Diego Godin do t’i bashkohet Inter-it në fund të sezonit, kur t’i skadojë kontrata me Atletico Madrid.

Ndërsa në Spanjë theksojnë se nuk ka asnjë marrëveshje konkrete, Sky Sport Italia tani ka filluar të përmendë shifta. Pretendohet se qendërmbrojtësi i Uruguait do të firmosë një kontratë dyvjeçare me vlerë 6 milionë euro në sezon, me opsion për një vit të tretë.

Kanë mbetur vetëm detajet për t’u sqaruar përpara se të kryhen vizitat mjekësore, teksa duke filluar nga muaji tjetër Godin do të jetë i lirë të negociojë me klubin e ardhshëm. Agjentët e tij pritet të fitojnë rreth 5 milionë euro komision.

Leave a Reply