Riberi merr kritika të ashpra pas videos me biftekun e artë! (VIDEO)

Francezi Frank Riberi është torpeduar me komente shumë negative pas publikimit të një video materiali në rrjetet sociale, teksa shihet  që ha një biftek të veshur me ar në një restorant në Dubai.

35-vjeçari i Bajernit të Munihut ka publikuar videon pas vizitës që i ka bërë restoranit Nusr-Et, një restorant bifteku në pronësi të pronarit të famshëm turk Salt Bae.

Bifteku i artë është një nga pikat më të forta të Salt Bae. Një prerje prej 400g e copëzave të mbështjella me gjethe të artë kushton 1200 dollarë.

Frank Ribery shfrytëzoi pushimet e tij në Dubai për të vizituar restorantin “Nusr-Et” dhe për të shijuar një biftek të larë në flori 24-karatësh, që kushton 1200 euro. Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si “Salt Bae”, e mirëpriti dhe i shërbeu vetë francezit të Bayern Munich. Ribery hëngri dhe imitoi lëvizjet e kuzhinierit të famshëm, restorantin e të cilit e kanë vizituar shumë yje të sportit. Ai i referohet atij si “vëllai turk", përpara se të provonte biftekun gjigant të larë me ar… ⬇️⬇️

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 4 януари 2019 г.

Mirëpo ky lluks i Frank Riberit  tërhoqi një mori kritikash në llogaritë e tij Tëitter dhe Instagram , të cilave ju është përgjigjur :’Le të fillojmë me ziliqar, zemërim, me siguri të lindur për shkak të një prezervativi të shpuar’, – shkruan në llogarinë e tij në Tëitter,  Riberi.

“Unë nuk ju kam borxh asgjë, suksesi im është mbi të gjitha falë Zotit. Për mua, për të afërmit e mi dhe për ata që besonin në mua, për të tjerët, janë vetëm guralecë në çorapët e mia’ –  shprehet francezi, emri i të cilit lidhet me një transferim të mundshëm te Galatasaraji.

Riberi ka fituar një mori trofe që kur u bashkua me ‘bavarezët’ në vitin 2007 nga klubi francez Olimpik Marsejë, duke përfshirë gjashtë titujt e fundit të Bundesligës, pesë Kupat Gjermane dhe Ligën e Kampionëve të vitit 2013-të.

Leave a Reply