Jasir Selmani i jep fund aventurës në Danimarkë, e josh Superliga e Kosovës

Jasir Selmani i ka dhënë fund aventurës së tij në futbollin danez, ku për 6 muaj me rradhë ishte pjesë e skuadrës së kategorive të ulëta, Herlev, njofton ‘infOSport.mk’. Ai për momentin ndodhet në Tetovë pranë familjes, ndërsa gjithashtu me shumë vëmendje po shqyrton ofertat që po arrijnë në adresë të tij. E realisht këto oferta nuk kanë munguar, si nga vendi, ashtu edhe nga rajoni.

‘Aktualisht jam në Tetovë dhe po shqyrtojë të gjitha ofertat. Mendoj se klubi im i rradhës do të jetë nga rajoni, edhe pse nuk përjashtojë edhe futbollin vendor. Megjithatë më shumë janë gjasat që të vazhdojë në Superligën e Kosovës. Përvoja ime e parë me Ferizajin atje ka qenë shumë e mirë, ndaj edhe është si opcion më tërheqës për mua’ – tha ekskluzivisht për ‘infOSport.mk’, Jasir Selmani.

Siç mësojmë për shërbimet e Selmanit interesohen dy klube nga Superliga e Kosovës, ndërsa gjithashtu si opcion shfaqet edhe Norvegjia, aty ku futbollisti tetovar kishte luajtur edhe më herët gjatë karrierës së tij me ekipin e Follo.

Ndryshe karrierën e tij 27-vjeçari Selmani e kishte nisur te Shkëndija, për të kaluar më pas te Vllaznia e Shkodrës, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Renovën.

Leave a Reply