Shaqiri ‘tallet’ me Interin: Nuk janë normal, këtë ma bën për të më shëruar

Futbollisti shqiptarë, Xherdan Shaqiri po kalon momente shumë të mira te skuadra kryesuese e Premierligës, Liverpulli, por sigurisht që nuk harron edhe periudhën e tij në Itali me skuadrën e Interit.

Atë kohë i mendua se ‘zikaltrit’ kishin bërë blerjen më të bujshme me transferimin e futbollistit shqiptarë nga rradhët e Bajern Munihut, mirëpo nuk ndodhi ashtu, me ç‘rast Shaqiri, menjëherë sapo pati mundësi, mblodhi plaçkat dhe u largua nga ‘Xhuzepe Meaca’.

Destinacioni i tij i rradhës ishte Premierliga angleze dhe Stouk Siti që e priti duar hapur, që verën e vitit të kaluar të vjen edhe transferimi i madh te Liverpulli. Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me fanellën e nënkampionëve të Europës, Shaqiri shumë shpejtë përfitoi zemrat e tifozëve të skuadrës nga ‘Enfilld Roud’, ndërsa njëkohësisht u bë i përkëdheluri i Jurgen Klop, që njëherit ishte edhe më i merituari për transferimin e shqiptarit te Liverpulli.

E megjithatë, ka një histori të vjetër që ai ka treguar për mungesën e profesionalizmit nga ana e Interit dhe sidomos klubeve në Itali.

Për “Sport Bible”, dy vite më parë, Shaqiri do të rrëfehej: ‘Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperoja shpejt për të luajtur ndeshjen tjetër… Interi më tha se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal. Bëhej fjalë për në person në moshë i cili kishte aftësinë të shëronte. Mora makinën, udhëtova 1 orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë’.

Shaqiri gjithashtu kishte folur edhe për diferencën mes kampionatit anglez dhe atij italian: ‘Në Angli është ndryshe. Je i dëmtuar, ke problem, atëherë janë 7 fizioterapeutë që të qëndrojnë mbi kokë, të ndjekin hap pas hapi deri sa të shërohesh. Profesionalizmi vjen para së gjithash’.

Leave a Reply