Shkëlqejnë Messi, Suarez dhe Kutinjo, festë në ‘Kamp Nou’ (VIDEO)

Barcelona pa shumë probleme ka realizuar edhe fitoren e 6-të me rradhë në kuadër të La Liga-s, pasi sonte në ‘Kamp Nou’ mundi ekipin e Eibar me rezultatin 3:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Ishte kjo fitorja e 6-të me rradhë në kampionat për ‘katalunasit’, të cilët vazhdojnë të kryesojnë pa probleme renditjen tabelare, tashmë me 43 pikë, 5 më shumë se Atletiko Madridi i vendit të dytë, që sot mundi Levanten e Enis Bardhit me rezultatin minimal 1:0.


GOLAT NGA NDESHJA BARCELONA-EIBAR, NDIQENI KËTU.


Luis Suarez në minutën e 19-të hapi serinë e golave, ndërsa i njëjti e mbylli atë me golin e dytë personal në minutën e 59, teksa një gol tjetër realizoi edhe Lionel Messi në minutën e 53-të.

Rikujtojmë gjatë ditës më herët Sevilja u mund në ‘San Mamesh’ nga Atletik Bilbao, ndërsa nga ora 20:45, rradhën e ka Real Madridi, që do të ketë një transfertë të vështirë ndaj Betisit.

Leave a Reply