Super De Gea dhe super Junajtedi vazhdon serinë e fitoreve (VIDEO)

Ka vazhduar seria e shkëlqyeshme e Mançester Junajtedit me Ole Gunar Solskjaer, pasi sot ‘Djajtë e Kuq’ sot mundën Totenhamin në derbi ndeshjen e javës së 22-të në ‘Uembli’ me rezultatin minimal 1:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Golin e vetëm për skuadrën nga ‘Olld Traford’ e realizoi Markus Rashford në minutën e 44-të pas një pasimi të shkëlqyeshëm të Poll Pogba.

Për Junajtedin është kjo fitorja e 6-të me rradhë nën drejtimin e strategut norvegjez, Solskjaer, që njëherit përbën edhe një rekord për klubin.

Mirëpo për fitoren e sotme norvegjezi duhet të falënderojë portierin Davie De Gea, i cili bëri një ndër paraqitjet e tij më të mira në karrierë.

Gjatë pjesës së parë ‘spërsat’ në asnjë rast nuk goditën kuadratin e portës së Mançester Junajtedit, mirëpo në pjesën e dytë një gjë të tillë bënë për plotë 11 herë, mirëpo që në të gjitha rastet fitues doli i pamposhturi, De Gea.

Me këtë fitore Junajtedi barazohet me pikë me Arsenalin në pozitën e pestë, që të dyja skuadrat me nga 41 pikë, ndërsa ecuria pozitive e ‘Djajve të Kuq’ mund të vazhdojë edhe javëve në vijim, duke pasur parasysh se Junajtedi tashmë do të zhvillojë dy ndeshje si vendas përballë Brajtonit dhe Bërnlit.

Leave a Reply