E bujshme, një argjentinas për Kombëtaren shqiptare!

Kristian Panuçi kërkon një alternativë për Elseid Hysajn dhe duket se ka gjetur një futbollist për të zëvendësuar mbrojtësin e djathtë të përfaqësueses shqiptare.

Ai prej vitesh cilësohet i paprekshëm në rreshtimin kuqezi, por duket se rrezikon të humbasë këtë status. Megjithatë, ka një problem, rivali i Hysajt është argjentinas dhe duhet bindur që të veshë fanellën kuqezi.

Ose më saktësisht është një argjentinas me origjinë të largët shqiptare, aq të largët sa lojtari nuk ia kishte idenë për të derisa FSHF filloi të shfaqet interes.

Edhe pse FSHF dhe Panuçi dy muaj më parë refuzuan të kenë ndonjë interes për mbrojtësin e skuadrës së Belgrano, Tomas Guiadara, në Argjentinë bëhet e ditur se ai do të fillojë shumë shpejt kontaktet direkte me stafin kuqezi.

Sipas mediave argjentinase, Guidara do të flasë direkt me Panuçin në javën e ardhshme, me trajnerin e kuqezinjve që do t’i shpjegojë atij projektin që ka dhe rolin që do të luajë futbollisti me origjinë shqiptare në eliminatoret e Europianit.

Të njëjtat burime thonë se lojtari duhet të marrë një vendim shumë shpejt, për të filluar procedurën e pajisjes me pasaportë, pasi Panuçi kërkon ta ketë gati që për ndeshjet e marsit.

Deri atëherë, do të ketë edhe kohën e mjaftueshme për të lexuar e mësuar se kush është Shqipëria… jo vetëm futbollistike. (vipsport.al)

Leave a Reply