Pas Fabregas, Monako merr edhe një tjetër lojtar të Çelzit

Pasi ditë më parë transferuan mesfushorin spanjoll, Cesk Fabregas, drejtuesit e Monakos kanë bërë edhe një lëvizje tjetër të madhe nga rradhët e Çelzit.

Skuadra nga Principata që udhëhiqet nga Tieri Henry, nga ‘blutë’ e Londrës tashmë ka marrë sulmuesin Miçi Batshuai.

Ky i fundit te Monako do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit, me opcion që nëse kënaq me paraqitjet e tij, skuadra franceze ta blejë kartonin e tij.

Sulmuesi belg ka pasur vështirësi të fitojë një vend të rregullt në formacionin e skuadrës nga ‘Stemford Brixh’ që kur shkoi në Londër në vitin 2016, teksa vitin e fundit e kaloi në formë huazimi te Borusia e Dortmundit dhe Valencia.

Leave a Reply