Teteksi vjen me dy goditje në merkato, transferon dy sulmues nga Liga e Parë

Skuadra e Teteksit stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli vetëm në pozitën e fundit me 9 pikë të tubuara dhe vetëm 9 gola të shënuar, më pak se çdo skuadër tjetër me përjashtim të Goblenit të parafundit, që gjithashtu ka numrin e njëjtë të golave në 14 ndeshje kampionale, njofton ‘infOSport.mk’.

Dhe duke parë se pikërisht reparti ofenziv ishte pika më e dobët e skuadrës tetovare në pjesën e parë të sezonit, drejtuesit e tyre përforcimin e skuadrës e kanë nsiur pikërisht nga sulmi, duke angazhuar në rradhët e tyre dy sulmues të spikatur, Filip Petkovskin dhe Dario Desniqin.

Ky i fundit vjen nga rradhët e Sileksit, teksa Petkosvki, i cili edhe më parë ishte pjesë e Teteksit, erdhi nga rradhët e Rabotniçkit.

Që të dy të pakënaqur me hapësirat e dhëna te skuadrat e ligës së parë, vendosën ti prishin kontratat aktuale që ishin valide deri qershorin e këtij viti, për t’iu bashkuar Teteksit dhe njëherit për të ndihmuar këtë skuadër rreth mbijetesës.

Petkovski dhe Desniq, të cilët nënshkruajtën kontrata 6 mujore, pritet të luajnë një  rol të rëndësishëm në sulmin e Teteksit, që në anën tjetër është liruar nga dy futbollistë, Kenan Vatiç dhe Stefan Kocev.

 

Leave a Reply