Çarls Çinedu i Rabotniçkit përforcon sulmin e Besës

Skuadra e Rabotniçkit gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit ishte shumë aktiv, duke sjellë disa përforcime shumë cilësore, sidomos në repartin e sulmit. E gjithë kjo bëri që ‘romantikët’ të rikthejnë te Skënderbeu sulmuesin e talentuar 21-vjeçar, Gofri Çinedu Çarls te Skënderbeu, skuadër kjo që posedon kartonin e sulmuesit kamerunas, njofton ‘infOSport.mk’.

Mirëpo duke mos e parë si pjesë përbërëse të tyre edhe këtë edicion, drejtuesit e skuadrës korçare vendosën që të huazojnë atë edhe për 6 muaj të tjera, kësaj rradhe te skuadra kavajase e Besës.

Këta të fundit pas shumë vitesh janë në garë për tu rikthyer në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë, ndërsa besojnë se pikërisht Çinedu Çarls do të ndihmojë ata në arritjen e objektivit.

Kjo do të jetë hera e dytë që Çarls do të veshë fanellën e Besës së Kavajës, pjesë e së cilës ishte edhe në vitin 2017-të, transmeton ‘infOSport.mk’.

Ndryshe kamerunasi 21-vjeçar te Rabotniçki në formë huazimi luajti për plotë 16 muaj, duke regjistruar 45 ndeshje (2 në eliminatoret e Liga Europa) dhe 12 gola të realizuar.

Leave a Reply