Dy largime të reja te Vardari

Skuadra e Vardarit gjatë ditës së sotme është nisur për në Alania të Turqisë, teksa me skuadrën nuk kanë udhëtuar dy talentët e ‘kuqezinjëve’, Besar Iseni dhe Filip Antovski, njofton ‘infOSport.mk’.

Ky i fundit është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me gjigandët e Dinamo Zagrebit, teksa Besar Iseni me shumë gjasa do të mbetet në futbollin tonë vendor, madje duke mos ndryshuar as qytet.

Me këto dy largime numri i futbollistëve që nuk do të jenë pjesë e nënkampionëve të vendit gjatë stinorit pranveror shkon në 7-të, pasi më parë me Vardarin u ndanë edhe armeni Tigran Barsegian, argjentinasi Nikolas Heranc, braziliani Viktor Nildo Xhufo, rusi Maksim Maksimov si dhe portieri serbe, Aleksandar Kirovski.

Leave a Reply