Shkëndija fiton konkurencën, rikthen Agim Ibraimin në shtëpi!

Shkëndija bën goditjen e madhe të kësaj merkato dhe ai është Agim Ibraimi. Spekulimet morrën fund, pasi sipas asaj që arrihet të mësohet, Ibra dhe Shkëndija kanë arritur akordin dhe nesër pritet të hedhin firmën mbi kontratë për tu zyrtarizuar transferimin.

Nuk dihet se palët për sa vite do të nënshkruajnë, por si duket Ibra do të përfitojë pagë të majme te Shkëndija, me kuqezinjtë që fituan konkurencën e madhe me shumë klube tjera që ishin të interesuar për të marrë shërbimet e Agimit.

Ibra kështu do të rikthehet në shtëpi, pasi edhe më herët ishte pjesë e Shkëndijës. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtuar për klubet si Salzburgu, Olimpija Lubjana, Maribori, Kaljari, Astana dhe Domzhale.

Leave a Reply