Arsenali mundi Çelzin, lufta për pozitën e katërt bëhet shumë interesante

Arsenali ka shënuar fitore 2:0 ndaj Çelzit në derbi ndeshjen e javës së 23-të në Premierligë, duke iu hakmarrë kështu ‘bluve’ të Londrës për disfatën në ndeshjen e parë të këtij sezoni, kur në ‘Stemford Brixh’, kishte pësuar disfatë 2:3, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e Mauricio Sarrit pas kësaj disfate, tashmë ka vetëm 3 pikë më shumë se Arsenali dhe Mançester Junajtedi, që gjatë ditës mundi Brajtonin me rezultatin 2:1. Aleksandre Lakazet (14’) dhe Loran Kosçielni (39’) ishin autorë të golave për ekipin e Unaj Emerit, që renditet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply