Roma e gatshme ti marrë Naçon Real Madridit

Roma ka hedhur sytë nga Real Madridi për të përforcuar repartin e mbrojtjes. ‘Ujkesha romake’ synon të transferojnë Naço Fernández, i cili me ‘mbretërit’ ka kontratë deri në vitin 2020.

Naço është një futbollistë që pëlqehet shumë nga presidenti i “mbretërve”, Florentino Perez, i cili vështirë se do të heqë dorë prej tij dhe është gati t’i ofrojë rinovimin.

Megjithatë, hapësirat e pakta në formacion me mbërritjen e Solarit në drejtimin e Realit, mund të bëjnë që vetë mbrojtësi të vendosë të ndryshojë ambient për të luajtur në një tjetër ekip ku do të përfitonte më shumë minutazhë.

Leave a Reply