Ekzkluzive: Ergin Abdul, për një mesfushë më të fortë te FC Shkupi

FC Shkupi po vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë, ndërsa drejtuesit po punojnë për merkaton dimërore, duke përzgjedhur më të mirën të sjellin në skuadër.

“InfOSport.mk” mëson ekskluzivisht se njëri prej të afruarve që ka kaluar ‘testet’ me suksese dhe ka bindur drejtuesit e Çairit me përfomansat e tij dhe përgatitjen fizike është Ergin Abdul. Ky i fundit është futbollist nga Shkupi dhe luan në mesfushë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur në kampionatet jashtë vendit, gjegjësisht më shumë në Gjermani në skuadrat si Vest Koln, Neubruk, Busshbell dhe Viktoria Koln, por ka qenë pjesë edhe disa skuadrave në Turqi.

25 vjeçari shquhet për teknik të fortë dhe lëvizje të mira në fushë. Ai është stërvitur me FC Shkupin në Antalia dhe gjatë ditës së djeshme u aktivizua në pjesën e dytë në kontrolluesen ndaj skuadrës nga Irani, Sepahan. Sipas burimeve të “InfOSport.mk” Abdul ka marrë dritën jeshile te drejtuesit e Shkupit, me çka si duket edhe palët kanë firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë.

Gjithsesi zyrtarizimi i kësaj marrëveshje dhe prezantimi i Ergin Abdul me fanellë të FC Shkupit pritet të bëhet ditëve në vijim./InfOSport.mk

Leave a Reply