Futsalit në Maqedoni i shtohet edhe ‘Futsal Club Arben Bajrami’

Prej sot edhe zyrtarisht futsalit në Maqedoni i shtohet edhe Futsal Club Arben Bajrami, një emër ky me mjaft peshë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dëshmorin nga lagjja e Shuto Orizarës së Shkupit, njofton ‘infOSport.mk’.

Ndryshe ky klub me emrin tashmë të njohur ‘Arben Bajrami’ deri më tani ka marrë pjesë në shumë turne të ndryshme si në vend, ashtu edhe jashtë tij, duke marrë edhe shumë trofe, përfshirë këtu edhe trofeun nga turneu i fundit në Shkup, i organizuar nga klubi Juventus Serava.

Ata përmes faqes së tyre zyrtare njoftuan këtë lajm, duke falënderuar njëkohësisht edhe u.d kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini.

Ky klub duke nisur nga sezoni 2019/2020do të garojë në Ligën e Dytë, ndërsa siç theksojnë vetë ata një hap të këtillë për themelimin e klubit, kanë bërë me qëllim që t’u jepet më shumë hapësirë të rinjve nga Shkupi, por edhe më gjerë, që t’i tregojnë aftësitë e tyre dhe të argëtohen me lojën e futsalit, që nga dita në ditë po merr shumë hov.

Ndryshe iniciatorë të këtij projekti për themelimin e klubit ishin z.Shaban Asani, z.Eroll Dalip dhe z.Bejazit Brahimi, të cilët shpresojnë se me një  bashkëpunim të ndërsjellë do i’a arrijnë qëllimit që të promovojnë këtë sport në mënyrën më të mirë në mesin e të rinjëve.

Leave a Reply