FFM dhe Federata për Sport me projekt të ri për 80 shkolla

Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me Federatën për Sport Shkollor muajin e ardhshëm fillojnë projekt të ri të quajtur „Ëinter football joys“ në të cilin do të jenë të kyçura 80 shkolla në gjithë vendin.

Krerët e federatës, u.d. presidenti, Muamed Sejdini dhe sekretari general, Filip Popovski bashkë me presidentin e Federatës për Sport Shkollorë, Aleksandar Tufekçievski në takim pune në ‘Shtëpinë e futbollit’ potencuan rëndësinë e projekteve të kësaj natyre, duke cekur përvojat pozitive nga projekti ekzistues ‘Futboll në shkolla’.

Në kuadër të projektit të ri që do të zgjasë deri më 20 shkurt do të organizohen 42 ngjarje grasrut në 21 qytete të vendit tonë me 80-të shkolla të përfshira si pjesë e fazës së dytë të projektit ‘Futboll në shkolla’. Në ngjarjet e grasrutit „Ëinter football joys“ do të marrin pjesë rreth 2 800 fëmijë të moshës prej shtatë deri më 10 vjeç. Programi për gjithë projektin është hartuar dhe është nën amblemën e FFM-së.

Leave a Reply