Lajme jo të mira për Karan, dëmtohet portieri Aleksovski! Rikthehet në Shkup

Skuadra e FC Shkupit tashmë 7 ditë me rradhë po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, ku kanë zhvilluar edhe dy ndeshje kontrolluese.

Gjithçka shkonte mirë deri ditën e martë, kur në stërvitjen e pasdites portieri Igor Aleksovski kishte lënduar rëndë gjurin.

Edhe pse ai ka bërë kontrollimet e para në Turqi, me konsultim të mjekëve të skuadrës ‘bardhekaltër’ është vendosur që portieri të rikthehet në Shkup, ku do të bëjë ekzaminimet e tjera, për të mësuar dhe shkallën e lëndimit.

Aleksovskit sot ka arritur në Shkup, ndërsa informata më të sakta rreth lëndimit të tij, do të ketë pasi të merret dhe konstatimi i mjekëve.

Leave a Reply