Dëmtimi ndaj Lacios, Bonuçi rrezikon ndeshjen me Atl.Madridin!

Lajme jo të mira për Juventusin në prag të ndeshjes së parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Atletiko Madridit në udhëtim. Mbrojtësi Leonardo Bonuçi rrezikon seriozisht pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e 20 shkurtit pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lacios në ‘Olimpiko’.

Mbrojtësi italian u detyrua të braktis fushën para kohe, ndërsa pas analizave të para mësohet se 31-vjeçari ka pësuar një dëmtim serioz në kaviljen e djathtë.

Ai tashmë menjëherë ka nisur fazën e rikuperimit, mirëpo nga tabori i ‘biankonerëve’ nuk kanë publikuar kohën që do t’i duhet mbrojtësit për t’u rikthyer në dispozicion të teknikut Allegri.

Ndërkohë, stafi mjekësor i kampionëve të Italisë do të mundohen të bëjnë të pamundurën për rikuperimin në kohë të Bonuçit në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Atletiko Madridit në “Uanda Metropolitano”.

Leave a Reply