Nurmagomedov dhe MekGregor dënohen për sherrin që shkaktuan pas përballjes!

Khabib Nurmagomedov dhe Konor McGregor sot kanë mësuar dënimet e tyre pasi u dëgjuan nga Komisioni i Nevadës. Yjet e sporteve të përziera marciale UFC janë pezulluar për shkak të incidentit që shkaktuan pas përballjes së tyre në Las Vegas në mes të muajt tetor të vitit të kaluar. Khabib brutalisht e mundi McGregorin, ndërsa pas luftës sportisti nga Dagestani kërceu nga ringu në drejtim të anëtarëve të ekipit të McGregorit.

Pas seancave dëgjimore dhe grumbullimit të gjitha fakteve, gjyqi vendos të pezullojë Khabib Nurmagomedovin për 9 muaj, duke i shtuar gjobë në të holla në vlerë prej 500 mijë dollarëve. Vlen të ceket se pezullimi mund të ulet në 3 muaj nëse Khabib do të ankohet për të paraqitur fakte tjera. Ndërkohë pezullim prej gjashtë muajve dhe gjobë në vlerë prej 50 000 dollarëve për Konor McGregorin, të cilit pezullimi do t’i zgjasë deri më 6 prill të vitit 2019. Kolegu i Khabibit, Zubair Tukhugov u gjobit me 25 mijë dollar, ndërsa Abubakar Nurmagomedov që nisi gjithë sherin pezullohet një vit dhe gjithashtu gjobitet me 25 mijë dollar amerikan.

Leave a Reply