Perishiç gati të largohet nga Interi, Arsenali e dëshiron atë në Londër

Arsenali ka mbetur i vetëm në garë për të nënshkruar me kroatin Ivan Perishiç, i cili ka kërkuar largimin nga Interi, pasi dëshira e tij është që të luajë në Premierligën angleze.

Mançester Junajtedi ishte një prej skuadrave më të interesuara për 29-vjeçarin, por me largimin e Hoze Murinjos, tani edhe interesimi për të ka rënë.

Sipas “London Evening Standard”, Arsenali pritet të bëjë një ofertë zyrtare në ditët e fundit të afatit kalimtar të dimrit, për të  transferuar atë në Londër.

Perishiç gjatë qëndrimit të tij te Interi ka zhvilluar gjithsej 143 ndeshje, duke realizuar edhe 34 gola.

Leave a Reply