Super Piatek dhe Milani shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Napolit (VIDEO)

Milanit si duket i ka munguar një super Piatek, i cili në ndeshjen e tij të parë si titullarë me Milanin po dëshmon se do të jetë një përforcim shumë i madh për sulmin e ‘kuqezinjëve’, njofton ‘infOSport.mk’.

Sulmuesi polak po shkëlqen gjatë 45 minutave të para në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Napolit, duke shënuar dy gola në rrjetën e Merret.


GOLAT E PIATEK MUND TI NDIQNI KËTU.


Golin e tij debutues me fanellën e ‘rossonerëve’, Piatek e realizoi në minutën e 10-të, teksa në minutën e 27-të me një super gol bëri që i gjithë stadiumi të shpërrthejë në festë.

Rikujtojmë Piatek debutimin e tij me Milanin e kishte bërë pikërisht ndaj Napolit në ndeshjen kampionale të së dielës, kur në ‘San Siro’ u inkuadrua nga bankina.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply