Atalanta e Berishës dhe Xhimshitit turprëron Juven e Ronaldos (VIDEO)

Atalanta është skuadra e tretë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë, pasi sonte në Bergamo mundi fituesin aktual, Juventusin, edhe atë duke i turpëruar kampionët me rezultatin 3:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Një rezultat ky që me siguri se nuk e prisnin edhe tifozët më optimist të Atalantës, skuadër kjo që për të dytin vit me rradhë kualifikohet për në ndeshjet gjysmëfinale.


GOLAT NGA NDESHJA ATALANTA – JUVENTUS, NDIQENI KËTU.


Duvan Zapata konfirmoi formën e tij të mirë, duke shënuar dy gola, nga një në secilën pjesë, ndërsa një gol tjetër për Atalantën realzioi Kastanje në minutën e 37-të.

Atalanta në gjysmëfinale do të përballet me Fiorentinën, skuadër kjo që në ndeshjen e zhvilluar më herët turpëroi Romën, duke e mundur me rezultatin 7:1.

Udhëtuesi i fundit për në ndeshjet gjysmëfinale do të mësohet nesër mbrëma, kur në Xhuzepe Meaca mejdanin do të ndajnë Interi dhe Lacio, ndërsa fituesi do të përballet me Milanin.

Leave a Reply