Liverpulli nuk shfrytëzon disfatën e Sitit (VIDEO)

Liverpulli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e javës së 24-të kundër Lesterit në ‘Enfilld Roud’, duke mos arritur në këtë mënyrë të shfrytëzojë disfatën e Sitit mbrëmë ndaj Njukasëll Junajtedit, njofton ‘infOSport.mk’.

Sadio Mane me golin e realizuar që në minutën e 3-të bëri që tifozët e Liverpullit të mendojnë fitoren shumë herët, mirëpo ashtu nuk ndodhi edhe në vazhdim të takimit, pasi ‘dhelprat’ falë golit të shënuar nga ana e mbrojtësit Maguire në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë arritën që të barazojnë shifrat në 1:1, që në fund u treguan edhe si dy golat vendimtarë të këtij takimi.

Liverpulli vazhdon të kryesojë renditjen në Premierligë me 61 pikë, tashmë me 5 pikë më shumë se Mançester Siti i vendit të dytë, teksa Lester Siti renditet në pozitën e 11-të me 32 pikë.

Leave a Reply