Monako bënë një goditje të bujshme, kësaj rradhe nga Dortmundi

Skuadra e njohur franceze e Monakos ka goditur sërish në merkato. Skuadra nga Principata nuk e sheh të mjaftueshme blerjet e emrave si Fabregas, Naldo, Vankër, apo dhe Gelson Martins, teksa së fundmi po mbyllin tratativat dhe për transferimin e Shinxhi Kagauas të Borusia Dortmundit.

Japonezi, i cili aktivizohej me Borusian e Dortmundit, do të kalojë në principatë me formulën e huazimit.

29-vjeçari u kthye në Gjermani në vitin 2014, pas eksperiencës jopozitive me Mançester Junajtedin në Pemierligë, dhe që nga atëherë nuk arriti dot të rikthejë atë formën e tij të mëparshme, kur te ‘milionerët’ ishte një ndër futbollistët kryesor.

Pikërisht hapësirat e pakta nga ana e trajnerit Lusien Favre bënë që Kagaua të pranojë ofertën e Monakos, që me siguri se ka përfituar në kualitet në mesfushë dhe një futbollistë shumë cilësor, me të cilin do të tentojnë ti ikin më të keqes, rënies nga elita e futbollit francez.

Aktualisht Monako ndodhet në pozitën e parafundit në ‘Ligue 1’ me 15 pikë të tubuara, 3 më pak se Kaen që ndodhet jashtë zonës së ftohtë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply