Suarez te Arsenali, e konfirmon edhe vetë trajneri i Barcelonës

Mungon vetëm zyrtarizimi që Denis Suarez të kalojë te skuadra londineze e Arsenalit.  Barcelona thuhet se ka pranuar ofertën e ‘topçinjëve’ për një huazim prej gjashtë muajsh pa të drejtë blerjeje për Denis Suarez.

Mesfushori spanjoll ka luajtur shumë pak këtë stinor me fanellën e Barcelonës dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lejonin të largohej në një ekip ku do të ketë më shumë hapësira.

Lajmin për transferimin e Suarez tek Arsenali e ka konfirmuar edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

“E di situatën në të cilën gjendej Denis. Nuk është ende zyrtare, pasi duhet të presim edhe pak. E kemi shqyrtuar mirë këtë mundësi dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë siç duhet” – ka deklaruar Valverde.

Suarez pritet që fillimisht ta vazhdojë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021, e më pas të largohet në huazim te Arsenali, që gjithashtu dëshiron që në këtë afat kalimtarë të dimrit të marrë edhe shërbimet e mesfushorit kroat, Ivan Perishiç.

Leave a Reply