Denis Suarez te Arsenali në formë huazimi

Barcelona dhe Arsenali kanë zyrtarizuar transferimin e Denis Suarezit në Londër. “Topçinjtë” e kanë marrë mesfushorin në formë huazimi deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje (sipas medieve spanjolle për 18 milionë euro), por detajet nuk janë zbuluar. Suarez sapo rinovoi me Barcelonën deri në vitin 2021, gjithsesi të paktën 5 muajt e ardhshëm do t’i kalojë në Premier League. Sigurimi i shërbimeve të spanjollit gjithsesi, nuk e zhbllokon marrëveshjen mes Juventusit dhe Arsenalit për Aaron Ramsey, që do të vishte bardhezi vetëm gjatë verës së ardhshme.

Afrimin e Denis Suarezit e komentoi edhe trajneri i “Topçinjve”, Unai Emery.

“Jemi shumë të lumtur për këtë përforcim. Denisi është një lojtar që e njohim mirë, kam punuar me të te Sevilla. Do të na ofrojë cilësi në fazën sulmuese, jam i bindur që do ta ndihmojë Arsenalin.”

Leave a Reply