Ish futbollisti i Skënderbeut nënshkruan me CSKA Sofjen

CSKA-ja e Sofjes përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar për transferimin e ish sulmuesit të Skënderbeut, Aliu Soue.

Sulmuesi nga Gambia, pjesë e skuadrës bullgare ishte që nga shtatori i vitit të kaluar, mirëpo duke luajtur vetëm në formë huazimi nga rradhët e Kievos, ndërsa siç informuan gjatë ditës së djeshme mediat italiane, ai tashmë ka lidhur kontratë me skuadrën e njohur bullgare.

24-vjeçari Soue me skuadrën bullgare ka nënshkruar kontratë për tre vite. Para TV së klubit të tij të ri tashmë, ai tha: “Përshëndetje, unë jam Ali Soue. Kam nderin të ju njoftojë se kam nënshkruar me CSKA-në. Jam i lumtur që do të jem pjesë e kësaj familje”.

Soue me Skënderbeun luajti për 10 muaj gjatë sezonit 2017/2018, ku në 33 ndeshje arriti që të realizojë 21 gola.

Ndërkohë  gjatë sezonit aktual me CSKA Sofjen në elitën e futbollit bullgar, Soue në 12 ndeshje arriti që të shënojë 3 gola.

Leave a Reply