Partizani vjen me dy goditje pak çaste para përfundimit të merkatos

Skuadra e Partizanit, që aktualisht udhëheq me renditjen tabelare në Superligën shqiptare është treguar mjaft aktive edhe në ditën e fundit të merkatos së janarit, njofton ‘infOSport.mk’.

‘Të kuqtë’ nga Tirana me 31 janar fillimisht arritën marrëveshje me Kevin Mombilo, ndërsa pak çaste para orës 00:00, ata konfirmuan edhe marrëveshjen me Tijan Jaiteh. Bëhet fjalë për një mesfushor nga Gambia, i cili me Partizanin ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysëm. Jaiteh gjatë karrierës së tij regjistron eksperienca të suksesshme pasi ka qenë pjesë e ekipeve si, Brann( Norvegji), Randers(Danimarkë), Koper (Slloveni), KuPS(Finlandë) dhe Bnei Yehuda(Izrael).

Së fundmi ai është aktivizuar në radhët e skuadrës Al Markhiya në Katar, ndërsa vlen të ceket se Jaiteh është  pjesëtarë edhe i ekipit përfaqësues të Gambias.

Sa i përket 25-vjeçarit Kevin Mombilo, ky i fundit Partizanit i bashkohet nga rradhët e skuadrës së PS Kemi nga Finlanda, aty ku edhe kishte zhvilluar karrierën e tij profesionale, duke qenë pjesë edhe e skuadrave si Turku, PK-35 Vanta dhe Honka.

Mesfushori i djathtë me skuadrën nga kryeqendra shqiptare ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020, ndërsa rikujtojmë se gjatë këtij afati kalimtarë Partizani kishte nënshkruar edhe me Alesio Hyseni, Lum Rexhepi, Dilaver Duka dhe Hektor Idrizaj.

Leave a Reply