Nuk është vetëm Pollozhani, edhe Manaj i pafat në Spanjë (VIDEO)

E shtuna ka rezultuar pa fat për dy futbollistë shqiptarë. I pari ishte strugani Artim Pollozhani i Flamurtarit, të cilit arbitri Olsi Sokoli i anuloi ndoshta golin e karrierës në ndeshjen e javës së 20-të kundër Kukësit, ndërsa i dyti është Rej Manaj, që luan me Albaseten në Segunda Division (Liga e Dytë e Spanjës).

Reprezentuesi shqiptarë shënoi një gol të rregullt në ndeshjen e javës së 24-të kundër Kordobas në transfertë, mirëpo i njëjti nuk u pranua nga ana e arbitrit kryesor  Moreno, edhe pse nga video materiali i golave të shënuar në këtë takim shihet qartë se si topi kishte kaluar vijën fatale të golit.

Mirëpo edhe përkundër kësaj padrejtësie që iu bë futbollistit shqiptarë, në fund skuadra e tij shënoi fitore 1:3, duke ruajtur pozitën e katërt në renditjen tabelare me 42 pikë, vetëm dy më pak se Granada e vendit të parë.

Pas përfundimit të ndeshjes,  Manaj ka ironizuar këtë gjë me anë një postimi në “instagram”, ku në njërën prej tyre ka vënë në mbishkrim numrin 7, ndoshta për të treguar se ky do ishte goli i shtatë sezonal për të, duke pasur parasysh se nga fillimi i sezonit numëron gjithsej 6 gola, 5 në kampionat dhe një në kuadër të Kupës.

Leave a Reply