Zhardim filloi misionin ‘shpëtimin’ e Monakos, Fabregas vjen me golin e parë (VIDEO)

Trajneri i ri i vjetër i Monakos, Leonardo Zhardim ka shënuar fitore që në ndeshjen e tij të parë me Monakon në ‘Ligue 1’, teksa të shtunën në mbrëmje skuadra nga Principata mundi Tuluzën me rezultatin 2:1. Ishte kjo fitorja e parë për Monakon pas plotë 266 ditëve në elitën e futbollit francez, njofton ‘infOSport.mk’.

Hero i skuadrës së Monakos në këtë ndeshje doli të jetë spanjolli, Cesk Fabregas. Ish futbollisti i Çelzit shënoi golin e tij debutues me fanellën e skuadrës franceze, për ti siguruar tre pikët e plota Monakos përballë një skuadre tjetër që ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës së klasifikimit.

Ndryshe golin e parë për Monakon e realizoi rusi Aleksandar Golovin në minutën e 16-të, teksa 4 minuta më pas mysafirët me anë të Kristofer Zhulien kishte barazuar përkohësisht rezultatin.

Debutimin e tij em fanellën e Monakos në këtë ndeshje e bënë edhe tre përforcimet e reja, Zhorzh Kevin Nkudu, Andre Silva dhe Vinicius. Që të tre në lojë u inkuadruan nga bankina.

Me këtë fitore Monako arriti në kuotën e 18 pikëve dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 18-të me një gol averazh negativ prej -18 golave.

Ndeshjen e rradhës Monako do ta zhvillojë si mysafir kundër Monpeljes.

Leave a Reply