“El Clasico”, shansi i fundit i Bejll te Real Madridi!

Garet Bejll duket se i ka mërzitur tej mase tifozët e Real Madridit me formën e tij të dobët gjatë këtij sezoni.

Një prej zyrtarëve të “mbretërve” dhe ish-ylli i kësaj skuadre, Predrag Mijatoviç mendon se “ndeshja e sontme kundër Barcelonës në kuadër të Kupës së Mbretit, është shansi i fundit i uellsianit tek madrilenët”.

Mijatoviç është i bindur se Vinicius Zhunior që ka impresionuar kohëve të fundit, mund të jetë pasues i Bejll, në rast se ky i fundit dështon të tregojë cilësitë e tij edhe në “El Clasicon” e sontme.

Leave a Reply